0Irani do të vendosë vet, që ta pasurojë vet uraniumin ose ta blejë atë jashtë shtetit, deklaroi Kreu i MPJ Manuçehr Mottaki në Qendrën e politikës europiane në Bruksel. Ai përmendi marrëveshjen e arritur në maj me Brazilin dhe Turqinë për dërgimin e një pjese të uraniumit iranian në Turqi për pasurimin e mëtejshëm të tij. Kjo marrëveshje, nuk e heq shqetësimin e komunitetit ndërkombëtar për sa u përket qëllimeve të programit bërthamor iranian. Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është ndërmarrë projek rezoluta për rreptësimin e sanksioneve kundër këtij vendi, që u mbëshet nga "gjashtëshja" e vendeve negociatore, ku bën pjesë edhe Rusia.