0Ministria e Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) e Rusisë aktualisht po zhvillon disa operacione të mëdha humanitare për vendet e huaja, njofton agjencia informative "Interfaks". Në veçanti, në fund të majit përfundoi furnizimi i më shumë se 10 mijë ton miell gruri për Palestinën. Së shpejti në Guine dhe në Kongo planifikohet të furnizohet rreth 1,5 mijë ton vaj luledielli. Rusia vazhdon të ndihmojë Haitin, i cili u dëmtua rëndë nga tërmeti që ra atje në fillim të vitit. Ndihmë humanitare i është dhënë edhe Kirgistanit, Polonisë dhe Taxhikistanit.