0Izraeli deklaroi për fillimin e dialogut me komunitetin ndërkombëtar në lidhje me çështjen mbi mundësinë e zgjerimit të vëllimit të ndihmës humanitare që transportohet në Sektorin e Gazës. Gjatë kësaj, autoritetet e Izraelit njoftuan, se bllokada detare do të zgjasë deri sa atje të drejtojë lëvizja radikale HAMAS. Izraeli filloi sot departimin e detyrueshëm të aktivistëve propalestinezë të arrestuar në anijet e "Flotilla-s së lirisë" gjatë tentativës për heqjen e bllokadës detare nga Sektori i Gazës. Qeveria e vendit morri vendimin që gjatë këtyre 2 ditëve të departojë të gjithë të huajt e arrestuar në anijet e karvanit humanitar "Flotilla e lirisë". Gjithsej, në këto anije gjenden mbi 600 veta nga pothuajse 40 vende të botës.