0Destabiliteti në rritje i tregjeve financiare dhe kriza e borxhit sovran në Europë mund të venë nën kërcënim përpjekjet për rimëkëmbjen e vendeve të punës në botë, thuhet në raportin e Drejtorit të përgjithshëm të Organizatës ndërkombëtare të punës Juan Somavi. Ky dokument është baza e diskutimeve të sesionit të 99-të të Konferencës Ndërkombëtare të punës në Gjenevë. Në të, në veçanti, u vu në dukje, se treguesi botëror i papunësisë nuk do të ndryshojë edhe për këtë vit duke mbetur në nivelin 6.5% ose 210 milionë të papunë. Gjatë kësaj, numri i personave me punë të përkohshme u rrit nga viti 2008 deri në 100 milionë, njofton Agjencia ITAR-TASS.