0Ekuipazhi i Stacionit Kozmik Ndërkombëtar mbërriti me sukses në Tokë. Aparati i lëshuar në kozmos i anijes së pilotuar "Sojuz" ("Союз")  bëri uljen në stepën kazakistanese, njofton Agjencia ITAR-TASS. Kosmonautët  e sapo kthyer në tokë, rusi Oleg Kotov, amerikani Timothy Crimer dhe japonezi Soiçi Noguçi, punuan në orbitë për më shumë se 160 ditë.