Për 10 vjet numri i të varfërve në Rusi u ul 13 herë. Të dhëna të tilla rezultojnë nga monitorimi ndërkombëtar i kushteve ekonomike në Rusi, të cilat i boton "Rosiskaja gazeta". Sips këtij dokumenti, 3 % është treguesi më i ulët, i cili është fiksuar në vend që nga viti 1992. Edhe para një viti, viti para krizës të varfërit përbënin 1 % më shumë. Në përgjithësi, sipas studimeve, masat e luftës kundër varfërisë në vend japin rezultate aspak të këqia. Po ulet numri i fëmijëve, që banojnë në varfëri të madhe. Midis personave të moshuar aktualisht vetëm një në1000 jeton me të ardhura më pak se gjysma e tipareve të varfërisë. Në qoftë se do të shikojmë rajonet, atëherë pjesa Europiane e Rusisë ka mirëqenie më të mirë. Pjesa më e madhe e njerëzve që jetojnë në varfëri janë në Siberi dhe Lindjen e Lrgët. Gjetë kësaj zotërimi i mjeteve të përdorimit të gjatë nuk tregon, se rusët kanë filluar të jetojë më keq. Kështu, në qytete gati çdo familje e dytë ka kompjuter, megjithëse 10 vjet më parë ai ishte në çdo familje të katërt.

Komente të artikullit të ditës

Drejtori i Institutit të Politikës Sociale të Shkollës së Lartë të ekonomisë Sergei Smirnov mendon, se llogaritjet zyrtare të numrit të të varfërve në Rusi nuk përfshin gjithë popullsinë: "Kriza nuk është larguar prej nesh.  Megjithëse situata është shumë më e mirë, se sa në vitin 2009. Po rriten të ardhurat. Por çfarë ndodhi në vitin 2008 në krahasim me vitin 1998? U ulën në mënyrë dastrike të ardhurat. Shteti u përpoq që të mbështesë pikërisht ata, që janë shumë afër nivelit të varfërisë. Eci me tempe të shpejtë indeksimi i pensioneve. Prandaj niveli i varfërisë vitin e kaluar u bë e mundur që të qëndronte i pandryshuar. Por ka një moment të rëndësishëm. Kur ne flasim për reduktimin e numrit të të varfërve, dhe ka mjaft baza të mendohet kështu, ne kemi parasysh të ardhurat legale dhe shtetasit, të cilët ndodhen në territorin e vendit. Këta janë ata, që jetojnë këtu vazhdimisht, ose kanë ardhur me leje zyrtare dhe është i punësuar. Domethënë është një numur shum i madh njerëzish, që nuk përfshihen në këtë sipas statistikës shtetërore zyrtare. Në qoftë se do merren parasysh edhe ata, atëherë pamja e përgjithshme e varfërisë do të jetë ndryshe.