0Rusia deri të hënën tjetër shpreson të marrë nga SHBA-s propozimet për marrëveshjen e birësimit të fëmijëve, deklaroi i Ngarkuari fuqiplotë për të drejtat e fëmijës pranë presidentit Pavell Astahov. Moska ngriti çështjen për nënshkrimin e marrëveshjes pas incidenteve tragjike që ndodhën me fëmijët rusë, të birësuar nga shtetasit amerikanë. Pala ruse ngul këmbë, që në marrëveshje të përpilohen saktë kushtet e birësimit, përgjegjësisë dhe detyrimeve të familjeve amerikane.