0Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev shpreson, se gazsjellësi "Rryma Jugore" të bëhet rrjet energjitik transeuropian. Për këtë ai deklaroi në konferencën për shtyp sipas përfundimeve të samitit Rusi-BE në Rostov mbi lumin Don, duke theksuar, se Rusia dhe BE sëbashku po përpunojnë mekanizmat, të cilët marrin parasysh interesat e vendeve transportuese, atyre importuese dhe vendeve, nëpër të cilat bëhet transiti i lëndëve energjetike. Sipas fjalëve të tij, gjatë negociatave një vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit në energjetikë dhe në garantimin e sigurisë energjetike të Europës. Medvediev vuri në dukje, se Rusia dhe BE realizojnë me sukses projektet e mëdha, para së gjithash projektin "Rryma Veriore".