0NATO ka ndërmend të zhvillojë bashkëveprimin me Rusinë, pavarësisht nga divergjencat principiale mbi disa çështje, deklaroi Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Andres Fog Rasmussen. "Unë nuk mendoj, se Rusia përbën rrezik këcënues për NATO-n. Rusia është partnere", tha Rasmussen në intervistën e vet dhënë për gazetën Latvijas Avize. Sipas mendimit të tij, Rusia dhe NATO kanë interesa të përbashkëta, të tilla si lufta kundër terrorizmit, drogës dhe mbrojtja nga raketat balistike dhe arma bërthamore, dhe për çështjet e domosdoshmërisë së bashkëpunimit praktik.