0Rusia dhe BE shprehin keqardhjen e vet për shkaktimin e viktimave gjatë operacionit ushtarak izraelit kundër karvanit të anijeve, që ishte nisur drejt Sektorit të Gazës, dhe kërkojnë zhvillimin e hetimit të plotë dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje. Për këtë bëhet fjalë në deklaratën e përbashkët të Kreut të MPJ të Rusisë Sergei Lavrov dhe Përfaqësueses së lartë të BE, Zëvendës kryetares së BE Catherine Ashton. Në dokument përmbahet gjithashtu thirrja ndaj Izraelit që urgjentisht të heqë bllokadën nga Sektori i Gazës.