0Galina Vishnjova do të hapë më 1 qershor në Moskë Konkursin e III Ndërkombëtar të artistëve të operës. Në të do të marrin pjesë mbi 50 vokalistë nga Rusia, SHBA-ja, Ukraina, Armenia dhe Mongolia. Në programin e këtij konkursi është planifikuar vetëm repertori i operës. Të gjitha veprat muzikore do të tingëllojnë në gjuhën origjinale. Në çdo etapë të këtij konkursi është i  domosdoshëm interpretimi i aries ruse. Konkurruesit me zërat më të mirë do të mund të marrin pjesë në spektaklin repertor të Qendrës së operës të Galina Vishnjovës.