0Viktima të stuhisë tropikale "Agata" e cila sulmoi vendet e Amerikës Qendrore, sipas të dhënave të fundit, u bënë 142 persona. Dëmin më të madh "Agata" i  shkaktoi Guatemalës, ku gjetën vdekjen 118 veta, mbi 50 të tjerë  konsiderohen si të humbur pa lënë gjurmë. 110 mijë banorë vendas u detyruan të braktisnin shtëpitë e tyre në mënyrë që të shpëtonin nga sulmi i kataklizmës natyrore. Në Honduras vdiqën 15 njerëz ndërsa në Salvador-9-të. Pa strehë mbi kokë mbetën dhjetra mijëra njerëz.