0Rusia dënon marrjen nga forcat ushtarake izraelite të anijes shoqëruese humanitare "Flotilla e lirisë". Ky veprim çoi në vrasjen dhe plagosjen e njerëzve. Për këtë deklaroi Zëvendësi i parë i përfaqësuesit të përhershëm të Rusisë pranë OKB-së Aleksandër Pankin në mbledhjen urgjente të Këshillit të sigurimit që u zhvillua të hënën. Aleksandër Pankin e quajti përdorimin e armës kundër personave qytetarë dhe marrjen e anijeve në det të hapur, pa kurrfarë bazash juridike, si një shkejle të rëndë të normave  juridiko-ndërkombëtare të pranuara nga të gjithë dhe i bëri thirrje Izraelit për heqjen e menjëhershme të bllokadës nga Sektori i Gazës.