0Viti i ardhshëm do të bëhet vendimtar në marrëdhëniet midis NATO-s dhe Rusisë, mendon Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë kësaj Aleance Dimitri Rogozin. Sipas fjalëve të tij, në konceptin e ri strategjik të NATO-s, e cili aktualisht po përpunohet, shumë çështje i kushtohen bashkëpunimit me Moskën. Në Rigë po zhvillohet sesioni i radhës i Asamblesë parlamentare të Aleancës Veriatlantike. Delegacionet nga 28 vende të botës, ndër të tjera dha nga Rusia po diskutojnë situatën në Afganistan dhe  Ballkan si dhe zhvillimin e parteneritetit strategjik Rusi-NATO.