0Komuniteti ndërkombëtar duhet urgjentisht ti kërkojë udhëheqjes së Izraelit informacionin mbi arsyet e sulmit ushtarak kundrejt karavanit detar të ngarkuar me ndihmë humanitare për popullin e Gazës, deklaroi Kreu i komitetit ndërkombëtar të Dumës Shtetërore Konstantin Kosaçov. "Ky ishte një aksion humanitar dhe jo politik, prandaj nuk duhet të ketë kurrfarë justifikimesh n; lidhje me zbatimin e forcës ushtarake kundrejt pjesëmarrësve të këtij aksioni", theksoi parlamentari rus.