0Parlamentarët e Organizatës së Traktatit mbi Sigurinë Kolektive (OTSK) mbështetën iniciativën e Presdientit të Rusisë Dimitri Medvediev mbi përsosmërinë e strukturës europiane të sigurisë, njoftoi Kryetari i Dumës shtetërore, Kryetari i Asamblesë parlamentare të OTSK-së Boris Grizllov mbi bazë të rezultateve të mbledhjes së Këshillit të Asamblesë Parlementare të OTSK-së të zhvilluar në Erevan. Sipas fjalëve të tij, sigurimi në Europë nuk duhet të ndërtohet për llogari të cënimit të shteteve të tjera. Lideri rus shprehu idenë për përpunimin e Traktatit mbi Sigurinë europiane. Në të , në veçanti thuhet, se pjesëmarrësit e Traktatit mbi sigurinë europiane duhet ta shqyrtojnë sulmin e armatosur ndaj pjesëmarrësve të tjerë të Traktatit si një sulm i armatosur ndaj vetë atyre dhe ti ofrojnë njeri-tjetrit ndihmën ushtarake.