0Në Stamboll rrezikuan të sulmonin konsullatën izraelite. Sipas informacionit të telekanalit arab "Al-Jazeera", turma tentoi të sulmojë ndërtesën. Më parë në Ankara ambasadori i Izraelit Gabi Levi nuk mundi dot të shkonte në MPJ-në eTurqisë ku dhe e patën thirrur për bisedime për shkak të bllokadës të organizuar nga protestuesit. Mitingjet filluan pas ngjarjes, kur në mëngjes forcat detare të armatosura të Izraelit atakuan anijen turke "Flotilla e Lirisë"  në përbërje të së cilës hynin 6 anije që po shkonin drejt Sektorit të Gazës të ngarkuara me ndihmë humanitare. Njoftohet për të vdekur dhe të plagosur. Bashkimi Europian gjykoi veprimet e Izraelit dhe bëri thirrje për anulimin e bllokadës së Gazës. Lidhja e shteteve arabe planifikon të martën zhvillimin e mbledhjes së jashtëzakonshme. Palestinezët në lidhje me këtë ngjarje shpallën 3 ditë Zie.