0Ministria e drejtësisë mendon, se verdikti i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në lidhje me çështjen e veteranit sovjetik Vasili Kononov bie ndesh me Konventën e mbrojtjes së të derjtave të njeriut dhe nuk përkon me praktikën precedente të vet Gjykatës Europiane. Gjykata e Strasburgut reabilitoi veprimet e autoriteteve letoneze, që përndiqnin Kononovin për gjuq për shkeljen e 7 neneve të Konventës për të drejtat e njeriut dhe liritë kryesore. Në Ministrinë e drejtësisë të Rusisë deklarojnë, se një qëndrim i tillë për zbatimin e normave të përgjithshme ndërkombëtare dhe principeve në çështjet, që kanë të bëjnë me shkeljen e disa të drejtave të njeriut në shtetet pranëballtike dhe lirive të pjesëmarrësve të Luftës së Madhe Patriotike "shkakton keqardhje të thellë".