0Rusia do ti dorëzojë sot palës polake kopjet e regjistrimeve të "kutive të zeza" të avionit Tu-154, që u rrëzua në qiellin mbi Smolensk. Veprime të tilla nuk parashikohen nga praktika ndërkombëtare, por në këtë rast pala ruse bën përjashtim, njoftuan në komitetin ndërkombëtar të aviacionit. Në katastrofën që ndodhi më 10 prill, gjetën vdekjen 96 veta, ndër të tjera dhe Presidenti i Polonisë Lech Kacznski dhe një pjesë e udhëheqjes së vendit.