0Grupi i ekspertëve ushtarakë rusë mbërriti sot në Seul për hetimin e shkaqeve të vdekjes së ekuipazhit të anijes "Çhonan", që u fundos në Detin e Verdhë më 26 mars. Me urdhër të Presidentit Dimitri Medvediev ata do të studjojnë fragmentet e anijes të nxjerra në sipërfaqe. Më parë ekspertët ndërkombëtarë vendosën, se "Çhonan" u eliminua nga një torpedë, e lëshuar nga nëndetësja RPD të Koresë. Pheniani e refuzon kategorikisht këtë gjë. Ky incident solli në përkeqësimin serioz të marrëdhënieve midis dy Koreve, faktikisht duke i çuar ato në prag të luftës.