Forcat e armatosura të Izraelit sulmuan anijen me ndihma humanitare, që po përpiqej të çante bllokadën në Rripin e Gazës. Sipas disa të dhënave, ka viktuima dhe të plagosur. Tani ushtarakët e Izraelit kanë ankoruar disa anije në portin Ashdod. Karavani detar, që u përpoq të hynte në enklavën e bllokuar palestineze, dhe përbëhej nga 10 mijë ton ngarkesa dhe qindra mbrojtës të të drejtave të njeriut. Izraeli paralajmëroi, se nuk do të lejojë që të thyhet bllokada detare dhe në rast mosbindjeje do të përdorë forcën. Rusia gjykon veprimet e Izraelit në lidhje me përdorimin e armës kundër karavanit humanitar që po lundronte drejt Sektorit të Gazës. Për këtë i deklaroi korrespondentit të radiokompanisë "Zëri i Rusisë" Përfaqësuesi zyrtar i MPJ-së së Rusisë Andrei Neseterenko. Ai theksoi, se përdorimi i armës kundër qytetarëve dhe arrestimi pa baza i anijeve në det të hapur është një shkelje e rëndë e normave juridike të përgjithshme. Andrei Nesterenko vuri në dukje, se ky incident duhet shikuar si "një konfirmim i domosdoshmërisë për heqjen e menjëhershme të bllokadës në Sektorin e Gazës nga ana e Izraelit".