0Projekti i imarrëveshjes mbi sigurimin europian është një nga temat kryesore të mbledhjes të Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit mbi Sigurimin Kolektiv (OTSK) në Erevan. Delegacionin rus e kryeson Zëdhënësi i Dumës Shtetërore, Kryetari i Asamblesë Parlamentare të OTSK-së Boris Grizllov. Një drejtim tjetër i rëndësishëm i këtyre diskutimeve do të jenë çështjet e harmonizimit të legjislacioneve kombëtare për garantimin e veprimtarisë së kontigjentit ushtarak të shteteve anëtare në OTSK. Në prag të mbledhjes Grizllov theksoi, se Organizata u bë një mbështetje e stabilitetit në kontinentin euroaziatik. Në OTSK bëjnë pjesë Armenia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgistani, Rusia, Taxhikistani.