Masat praktike për përgatitjen e regjimit pa viza, si dhe bashkëpunimi në sfera të ndryshme janë rendi kryesor i ditës i samitit Rusi-BE në Rostov mbi lumin Don. Një takim dyditor do të zhvillojë Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev, Presidenti i Këshillit Europian Herman van Rompey dhe Kryetari i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso. Në Kremlin theksojnë, se BE është partner strategjik për Rusinë. Planifikohet, që një vëmendje e madhe ti kushtohet problematikës së sigurimit energjetik global, diversifikimit të itinerareve transitore, për të cilin ndihmojnë edhe projektet "Rryma Veriore" dhe "Rryma Jugore". Palët do të diskutojnë gjithashtu edhe arkitekturën e re të sigurimit euroatlantik.