Forcat speciale të policisë çliruan 2 xhami të sektit mysliman "Ahmadie" në qytetin pakistanez Llahor, të marra peng nga guerrilasit gjatë lutjes të së premtes. Gjatë të shtënave me armë vdiqën disa dhjetra njerëz, u kapën të gjallë 2 terroristë, një guerrilas u vra. Grupi i terroristëve të armatosur në fillim hodhi granata drejt këtyre xhamive dhe hapi zjarr mbi njerëzit që po luteshin dhe më pas hynë me forcë brenda dhe morrën pengjet. Në këtë moment në këto 2 xhami ndodheshin afro 2 mijë njerëz. Përgjegjësinë për këtë aksion e morri mbi vete grupimi sunnit "Lëvizja e talibanëve të Pandzhabit" ("Tehrik-e Taliban-e Pandzhab").