Shqipëria hoqi vizat për udhëtimet turistike dhe private të qytetarëve rusë deri në tetor të vitit 2010. Regjimi i përkohshëm pa viza shikohet nga autoritet shqiptare si një masë suplementare për tërheqjen e turistëve. Në vitin 2009 Shqipëria hoqi vizat për turistët jo vetëm nga Rusia, por edhe nga Ukraina dhe Serbia. Aktualisht, regjimi i vizave për turistër rusë është thjeshtuar nga shumica e sheteteve ballkanase. Pa viza rusët mund të shkojnë në Kroaci deri më 31 tetor, Serbi dhe Mal të Zi.