0Modernizimi i ekonomisë ruse do të realizohet me sukse "vetëm se ai duhet kryer shpejt dhe me cilësi". Për këtë deklaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në takimin e zhvilluar me aktivin e partisë "Rusia Unike". Në qoftë se nuk do ta arrijmë realizimin e modernizimit, atëherë do të vijojë shkatërrimi i vendit, degradimi i ekonomisë, mendon Presidenti. Pasi analizoi situatën në vend, Dimitri Medvediev konstatoi, se gjatë këtyre viteve të fundit "është arritur forcimi i shtetit, reformimi i ekonomisë, krijimi i karkasit të sistemit politik".