0Indi në vendin e avarisë së trenit të pasagjerëve po vazhdojnë operacionet e shpëtimit. Numri i viktimave arriti mbi 70, ndërsa 200 të tjerë janë plagosur. Përfaqësuesit e policisë venë në dukje, se këto shifra ka shumë mundësi të rriten. Për organizimin e këtij sabotimi përgjegjësinë mbi vete e morri grupimi i mbështetur nga rrebelët-maoistë të majtë  "Komiteti popullor kundër mizorive të policisë" Në Konsullatën e Përgjithshme të Rusisë në Kolkatë njoftuan, se të dhëna për qytetarë rusë të dëmtuar në këtë katastrofë hekurudhore nuk ka.