0Çështjet e rritjes së efektivitetit dhe forcimi i rolit të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (OBEDZ) si një organizatë e vetme me format të plotë që bashkon shtetet pranë brigjeve të Detit të Zi u diskutuan në mbledhjen e Këshillit të ministrave të punëve të jashtme të shteteve anëtare të kësaj organizate. Në fjalimet e mbajtura nga pjesëmarrësit e këtij forumi u theksua qëllimi i vendeve anëtare të OBEDZ për përsosmërinë e mekanizmave të bashkëveprimit të ndërsjellë ekonomik rajonal në shumë degë, aktivizimin e punës mbi realizimin e projekteve transportuese dhe energjetike. Këshilli i ministrave konstatoi interesin për bashkëveprim reciprok me partnerët ndërkombëtarë, duke përfshirë Bashkimin Europian mbi bazë të leverdisë reciproke dhe barazisë.