0Zhvlerësim të euros nuk do të ketë. Eurozona do të qëndrojë. Një parashikim të tillë e solli Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë Bashkimit Europian Vladimir Çixhov gjatë on air-it në radiokompaninë "Zëri i Rusisë". Edhe pse kriza në eurozonë akoma nuk është kapërcyer dhe në një gjendje të vështirë aktualisht ndodhen Portuagalia, Spanja dhe Italia, ky fakt nuk demonstron aspak kolaps total të valutës unike europiane, vuri në dukje diplomati i rangut të lartë. Ai në veçanti theksoi, se kriza në Greqi u bë rezultat i marrëdhënies spekulative ndaj këtij vend të një sërë struktuarash financiare ndërkombëtare.