0Bashkimi Europian e konsideron projektin e Traktatit të ri mbi arkitekturën e re të sigurisë europiane si një dokument interesant për fillimin e dialogut konceptual të samitit Rusi-BE. Për këtë deklaroi në on air-in e radiokompanisë "Zëri i Rusisë" Përfaqësuesi i Rusisë pranë BE Vladimir Çizhov në prag të forumit që starton më 31 maj në qytetin jugor rus Rostov mbi Don. Traktatin i ri e propozoi për nënshkrim Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev. Sipas fjalëve të tij, mospërsosmërinë e sistemit aktual të sigurisë e pranojnë shumë vende të BE.