0Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç shprehu besimin, se në vend ashtu si duhet do të mbrohen të drejtat e pakicave kombëtare, ndër të tjera dhe në sferën e gjuhës. Për këtë janë përgatitur një sërë projektligjesh. "Pas miratimit të tyre, gjuha ruse e cila është gjuha amtare për shumë qytetarë të Ukrainës, do të zërë një vend të meritueshëm në jetën e shoqërisë sonë", tha Viktor Janukoviç në takimin e zhvilluar me delegacionin e Këshillit Ndërkombëtar të bashkëatdhetarëve rusë. Përfaqësuesit e këtij Këshilli i dorëzuan Viktor Janukoviçit dekoratën e nderit të organizatës për kontributin e tij në zhvillimin e bashkëpunimit me Rusinë.