0Kurrfarë arsyesh nuk e vërtetojnë dislokimin e raketave "Patriot" në Poloni, deklaroi Zëvendës ministri i MPJ-së së Rusisë Aleksandër Grushko. Ai vuri në dukje gjithashtu, se në qoftë se një dislokim i tillë do të fitojë karakter të përhershëm, atëherë kjo gjë do të shënojë një shkelje të dukshme të detyrimit të cilën e ka marrë mbi vete NATO gjatë nënshkrimit të aktit themelues i cili ka të bëjë me atë, se vendet e NATO-s do të frenohen nga dislokimi  i qenësishëm i forcave ushtarake në rajonet që shtrihen pranë kufirit me Federatën Ruse.