Regjizori i njohur kinematografik rus Karen Shahanzarov në qershor do të kryesojë jurinë e Festivalit kinematografik rus "Kinotavër" (6-13 qershor). Në bisedën e zhvilluar me korrespondentin tonë ai përsiatet për të ashtuqujturin festivali kinematografik. Ky festival në fakt ka disa dekada që ekziston, mendon Karen Shahanzarov, por nuk ka shumë kohë që është bërë kaq specifik sa tani: "Kjo gjë ndodhi menjëherë por gjatë një periudhe kohe prej 20 vjetësh, pohon mjeshtri. Kur zunë fillova karrierën time si regjizor në vitet 70-80-të, kinematografia gjithësesi ishtë unike. Por më vonë filloi ndarja në kategori të autorëve të cilët filluan të punojnë posaçërisht për festivalin. Ekzistojnë metoda të caktuara të cilat i japin shans filmit të marrë pjesë në këtë festival. Pa dyshim, do të ishte mirë,  që i gjithë ky proces të zgjaste për një kohë të gjatë, të ishte i mërzitshëm dhe i pakuptueshme. Në fakt ka ekzistuar kinematografi i kohërave Frederido Felinni. Unë që kur isha i vogël e kam parë filmin "Netët e Kabirias" ("Le notti di Cabiria") dhe ky film të them të drejtën më ka lënë shumë mbresa, aq më tepër që ai i fitoi të gjitha çmimet e mundshme të festivaleve kinematografikë ndërkombëtarë! Këta filma të famshëm, nga njëra anë, nuk e kanë humbur lidhjen me shikuesin, kurse nga ana tjetër, kanë ngritur probleme tejet serioze. Mbi atë, se çfarë po ndodh aktualisht në botën e kinematografisë, ndoshta, pasqyrohet politika e atyre personave që janë përgjegjës për këto festivale". Me që ra fjala, festivali "Kinotavër" në vite të ndryshme ka vënë në dukje një sërë filmash. Midis tyre përmendim: "Dita e Jurit"  ("День Юрьев") e regjizorit Kirill Serebrennikov-filmi cili flet rreth ngjarjeve të tmerrshme mistike në zonat e thella ruse; Filmi "Verrla" e regjizorit Vasilij Sigarev- drama që flet për barbarizmin e nënës së ushtruar mbi vajzën ë saj të vogël... Në një vend të tillë, ku njerëzi jetojnë dhe sillen në mënyrë të tillë me njëri-tjetrin, askush nuk do donte të jetonte: "Karen Shahnazarov gjithashtu mendon, se shumica e filmave kinematografike rusë krijojnë jo gjithmonë imazhin pozitiv të vendit. Aq më tepër që ky imazh nuk i përgjigjet aspak realitetit, nuk është aspak e vërteta, shprehet me bindje regjizori. Karen Shahnazarovit, si shikues i duhet që filmi ta prekë, të krijojë një reagim reciprok, në mënyrë që ai ti besojë ngjarjet që zhvillohen në të".