0Ish presidenti i Republikës boshnjake të Serbisë Radovan Karaxhixh që akuzohet për genocid të popullsisë joserbe të Bosnjë e Hercegovinës dhe krimet kundër njerëzimit, kërkoi ndërprerjen për një muaj të procesit në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë. Radovan Karaxhixh i cili vetëmbrohet në këtë proces e motivoi kërkesën me faktin, se atij i duhet kohë për studimin e 18 blloqeve me shënime të bëra nga ish kryekomnadati i ushtrisë së serbëve boshnjakë, Gjenerali Ratko Mladiç dhe që u dërguan në Hagë javën e kaluar.