0Më shumë se 70 veta vdiqën dhe 200 të tjerë janë plagosur si rezultat i katastrofës hekurudhore që ndodhi në Indi. Shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar në vagonat e prishur. Autoritetet nuk përjashtojnë faktin, se numri i viktimave do të rritet. Në mëngjezin e 28 majit treni ekspres i pasagjerëve që kryen udhëtimin me itinerar Mumbai-Kalkutë doli nga shinat dhe u përplas me një tren mallrash, që udhëtonte në drejtim të kundërt. Para përplasjes ndodhi një shpërthim. Siç deklaroi Ministrja e transportit hekurudhor të Indisë Mamata Banerxhi, bombën e hodhën kryengritësit maoistë.