0Kryeqyteti i Kubanit-Krasnodari për të tretin vit radhasi zuri vendin e parë në rejtingun e qyteteve më të mira për zhvillimin e biznesit në Rusi. Të tilla janë përfundimet e ekspertëve të revistës ekonomike amerikane "Forbes". Në pesëshen e parë hynë Habarovku, Çeljabinsku, Ekaterinburgu dhe Novosibirsku. Sipas mendimit të këtij botimi, "më mirë e përjetojnë krizën jo vetëm kryeqytetet e rajoneve të lëndës së parë dhe qytetet, ku realizohen projekte të mëdha investuese, por edhe qytetet, ku deri para krizës u krijua ekonomia diversifikuese, kurse autoritetet e tyre nuk e keqpërdorin proteksionizmin e vet".