0Numri i viktimave në katastrofën hekurudhore, që e organizuan më 28 maj kryengritësit maoistë në shtetin e Bengalit Perëndimor në lindje të Indisë, kapi shifrën prej 65 vetash. Për këtë njoftuan në qeverinë e Indisë. Numri i të dëmtuarve arriti në 150 veta. Në vagonat e prishur ende mund të ndodhen pasagjerë, dhe numri i viktimave mund të vazhdojë të rritet, njofton agjencia informative ITAR-TASS.