0SHBA-s përpiqen të ndërtojnë me Rusinë "marrëdhënie stabile, të qëndrueshme, shumëplanëshe, të bazuara në interesa të përbashkëta". Një qëndrim i tillë është përfshirë në strategjinë e re kombëtare të sigurimit të SHBa-s, të shpallur në vigjilje nga Shtëpia e Bardhë. Administrata e SHBA-s ka ndërmend "të zgjerojë kontaktet, dhe bashkëveprojë jo vetëm me qeverinë e Rusisë", por dhe me "biznes qarqet, qytetarët dhe organizata shoqërore". Për këtë bëhet fjalë në materialet e shpërndara nga Shtëpia e Bardhë, që përmbajnë planet e qeverisë së SHBA-s për relizimin e strategjisë së re të sigurimit kombëtar.