0Presidenti Dimitri Medvediev do të zhvillojë më 28 maj takimin me përfaqësuesit e Partisë "Rusia Unike". Ata planifikojnë të diskutojnë çështjet, që kanë lidhje me modernizimin e vendit, njoftoi për agjencinë Interfaks një nga pjesëmarrësit e këtij takimi. Përveç kësaj, "Edinorosët" do të prekin temën e zhvillimit të sistemit të shtëpive të banimit, reformën në sferën buxhetore të Rusisë, si dhe një sërë problemesh aktuale ndërkombëtare.