0Në Stavropol sot është ditë zie për të vrarët në sulmin terrorist të 26 majit. Viktima të shpërthimit, që ndodhi afër Shtëpisë së Kulturës, u bënë 7 veta, ndër të tjera edhe një vajzë 12 vjeçare, më shumë se 40 të tjerë janë plagosur. Shumica prej tyre ndodhen në spital. Sot në qytet do të përcillen për në banesën e fundit 5 viktima. Në gjithë terrirtorin e Stavropolit janë ulur flamujt në gjysmështizë, kompanitë lelevizive dhe institucionet kulturore anuluan transmetimet argëtuese dhe aktivitetet e veta. Në tempujt orthodhoksë do të zhvillohen shërbesa të përshpirtjeje.