Në Moskë përcaktuan përfundimisht gjashtëshen e vullnetarëve që do të marrin pjesë në eksperimentin për imitimin e fluturimit në Mars. Në përbërje të ekuipazhit hynë 3 rusë-mjekët Suhrab Kamollov dhe Aleksandër Smolejevskij si dhe inxhinieri Aleksei Sitjev. Në këtë projekt do të marrin pjesë gjithashtu francezi Romen Sharl, italiani Diego Urbina dhe kinezi Vang Ju. Eksperimenti do të fillojë më 3 qershor. Gjatë 1.5 viteve ekuipazhi do të punojë në kompleksin special mjekësoro-teknik, ku do të krijohen kushte maksimalisht të ngjashme me ato që presin njerzit në Mars.