Rusia do mund ti ofrojë ndihmë SHBA-së për likuidimin e avarisë në lidhje me rrjedhjen e naftës në Gjirin Meksikan, deklaroi Ministri i rezervave natyrore dhe ekologjisë së Federatës Ruse Juri Trutnev. Ai e vlerësoi gjendjen e jashtëzakonshme të krijuar në SHBA si avarinë më të ndërlikuar, njofton Agjencia ITAR-TASS. E administruar nga Kompania "British Petroleum" platforma "Deepwater Horizon" u përmbyt në bregun e shtetit Lusiana më 22 prill, pas zjarrit 36 orësh që ra menjëherë pas shpërthimit të fuqishëm. Rrjedhja e naftës i shkaktoi dëme disa shteteve.