0Ludmilla Postnova, lojtarja e kombëtares ruse, zuri vendin e tretë në Internet-sondazhin për titullin e handbollistes më të mirë të vitit 2009 të zhvilluar nga udhëheqja e Federatës ndërkombëtare për handbollin. Si handbollistja më e mirë në botë u vlerësua Alison Pino nga kombëtarja e Francës. Në vendin e dytë u rendit Katherine Lunn-Harallsen nga kombëtarja e Norvegjisë. Përsa i përket handbollit për meshkuj, si handbollisti më i mirë u vlerësua Sllavomir Shmal nga kombëtarja polake. Vendin e dytë e zuri francezi Nicolas Karabatich, të tretin-kroati Igor Vori, njofton Agjencia ITAR-TASS.