Rusia dhe Bashkimi Europian (BE) vendosën përpara vetes detyrën ambicioze-formimin e hapësirës së përbashkët teknologjiko-shkencore, deklaroi Kryeministri Vladimir Putin në forumin inovativ ruso-europian gjatë vizitës së tij në Finlandë. Pikë kthesë në këtë rrugë, në veçanti, vuri në dukje Kryetari i qeverisë u bë vendimi i samitit të zhvilluar në Stokholm midis Rusisë dhe BE kushtuar startit të  programit "Partneriteti për modernizim". Lidhjet partnere do të zhvillohen në drejtime të ndryshme: duke filluar nga punimet mbi gjetjen e burimeve alternative të energjisë e deri tek arritja e vendosjes së regjimit pa viza. Nga ana e vet Kryeministri i Finlandës Matti Vanhanen deklaroi, se Rusia dhe komuniteti europian në praktikë e demonstruan efektivitetin dhe produktivitetin e bashkëpunimit në shumë sfera. Përsa i përket domosdoshmërisë për zhvillimin e punës, si i thonë fjalës, krah për krah atëherë ajo kushtëzohet me bashkëpunimin midis Europës dhe Rusisë jo vetëm në sferën energjetike, por edhe në atë teknologjike. Aktualisht autoritetet ruse dhe biznesi e kuptojnë fare mirë, se ndjekja e rrugës së varësisë të mëtejshme nga rezervat energjetike është fare pa perspektivë. Sepse në fakt, shtet i fortë dhe me autoritet konsiderohet, në radhë të parë, ai që është  teknologjikisht i armatosur. Në fjalimin e vet Vladimir Putin vuri në dukje, se transformimi i ekonomisë në anën inovative është kursi strategjik i shtetit. Para pak kohësh, për shembull, u miratua paketa e privilegjeve suplementare për kompanitë që merren me teknologjitë e larta. Investimet në fushën e shkencës dhe arsimit do të bëhen një nga drejtimet prioritare të politikës shtetërore. Bashkimi Europian ka tashmë 10 vjet që po realizon të ashtu quajturën "strategji e Bolonjës" e drejtuar për rritjen e aftësisë konkurruese në kontinent. Dhe, besoj se, në kuadrin  e këtij procesi po zhvillohet një punë shkencoro-kërkimore tejet serioze: çdo vend vijueshmërisht rregullon sistemet e veta inovative, thekson Drejtorja e Qendrës së ekonomisë inovative të Institutit të ekonomisë të Akademisë së Shkencave Ruse Elena Lençuk. Gjatë diskutimit të interesuar pjesëmarrësit e forumit konfirmuan një sërë iniciatvash me të cilat ata do ti drejtohen qeverisë së Rusisë dhe vendeve të BE-së. Midis tyre përmendet: krijimi i mjedisit të përbashkët shkencoro-kërkimor për modernizimin e ekonomive, masat e pronës intelektuale dhe harmonisë së legjislacionit teknik. Por, në fakt, gjëja kryesore që tingëlloi në këtë forum ishte njohja e kërkesave në mjedisin e përgjithshëm inovativ, në të cilin kompanitë europiane dhe ato ruse do të mund të bashkëpunojnë pa kurrfarë barrierash. Pas disa ditëve tema e parteneritetit inovativ do të vazhdojë të diskutohet në samitin Rusi-BE në qytetin rus Rostov mbi Don.