0Problemet ekonomike në Rusi duhet të zgjidhen mbi bazë të politikës së vetme shtetërore, deklaroi Presdienti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev në mbledhjen e presidiumit të Këshillit shtetëror kushtuar çështjeve të ekologjisë. Ai vuri në dukje, se në sferën e mbrojtjes së mjedisit në vend është grumbulluar një sasi e caktuar e problemeve të pazgjidhura. Siç vuri në dukje Dimitri Medvediev, në Rusi 38% e qytetarëve jetojnë në territore ku nuk zhvillohen monitorime për ndotjen e atmosferës. Ai i bëri thirrje biznesit të njohë si prioritet politikën ekonomike për mbrojtjen e mjedisit dhe të çmësohen nga fshehja e të dhënave mbi emetimet reale nga ndërmarrjet e tyre.