0Republika Popullore Demokratike e Koresë (RPDK) paralajmëroi, sedo të godasë menjëherë, në qoftë se anijet jugokoreane do të shkelin kufirin detar midis këtyre dy vendeve. Njoftimi u bë reagim ndaj trajnimeve të Seulit në Detin e Verdhë. Të dyja këto vende u gjetën në prag të luftës pas incidentit të ndodhur më 26 mars, kur sipas konfirmimit të Seulit, sulmi me torpedë i Koresë së Veriut u bë shkaku i mbytjes së korvetës koreanojugore "Chonan" si dhe i vdekjes së 46 detarëve. Pheniani e mohon pjesëmarrjen e vet në këtë incident. Për zhvillimin e hetimeve të këtij incidenti në Seul do të dërgohet grupi i specialistëve rus.