0Avioni i Ministrisë së situatave të jashtëzakonshme transportoi në Bishkek mbi 43 tonë me ndihmë humanitare-teknikë mjekësore, medikamente, produkte ushqimore dhe mallra të tjera. Më parë Moska i dha Kirgistanit 20 milionë $ për mbështetje sociale dhe shlyerjen e pagesave jo të radhës. Kirgistani po përjeton vështirësi të mëdha pas ndryshimit të pushtetit si rezultat i çrregullimeve masive popullore në muajin prill, të cilat çuan në shkarkimin nga detyra të Presidentit Kumanbek Bakiev dhe formimit të qeverisë së përkohshme.