0Në qytetin Stavropol që ndodhet në jug të Rusisë u forcuan masat e sigurisë. Stacionet  e autobuzit, kinematë, spitalet, shkollat dhe kopshtet e fëmijëve do të pajisen me sisteme suplemntare të videomonitorimit. Të mërkurën në qytet shpërtheu bomba e bërë me dorë në mënyrë primitive. Mbi 40 veta u plagosën, ka dhe të vdekur. Në lidhje me këtë ngjarje është ngritur çështja penale sipas nenit "sulm terrorist". Qeveria e Rusisë do të përcaktojë 29 milionë rubla për të ndihmuar familjet e viktimave dhe të dëmtuarve.