0Realizimi i marrëveshjes së Teheranit për këmbimin e uraniumit të varfëruar iranian me atë të pasuruar i përgjigjet interesave të rregullimit paqësor të problemit bërthamor të Iranit, deklaroi Kreu i MPJ-së së Federatës Ruse Sergei Lavrov  në konferencën për shtyp të zhvilluar në Moskë. Për funksionimin e këtij projekti Rusia po zhvillon konsultime me partnerët e "gjashtëshes" (Federata Ruse, SHBA, Kina, Franca, Britania e Madhe, Gjermania).