0Shkaku i divergjencave ruso-polake në lidhje me çështjetr e armatimit - "nuk i leverdis sistemit europian të sigurimit në tërësi". Për këtë deklaroi sot në Varshavë Kreu i Komitetit të Dumës Shtetërore Konstantin Kosaçov. Duke marrë fjalën në hapjen e Mbledhjesë së parë të përbashkët të komiteteve të politikave të jashtme të Dumës Shtetërore dhe Sejmit polak, ai shprehu besimin, se në qoftë se do të bien dakort "për sa i përket formatit shumëpalësh, atëherë shumë divergjenca dhe fërkime dypalëshe do të zhduken vet vetiu". "Ne jemi të interesuar për atë, që në marrëdhëniet e Rusisë dhe Polonisë të prishet Muri i Berlinit të mosbesimit. Ne jemi të aftë ta realizojmë këtë", përfundoi fjalimin e vet Kosaçov.